13:52 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Kosovës: Lavdrim Muhaxheri urdhëroi sulmin në ndeshjen Shqipëri-Izrael

13:40 | 14/06/2017
në Aktualitet, Kosova, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lavdrim Muhaxheri është kthyer në Kosovë?! Reagon policia vendase

Nga hetimet më të fundit të Prokurorisë Speciale të Kosovës bëhet i ditur emri që qëndron pas sulmit të planifikuar në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Shkodër disa muaj më parë. Bëhet fjalë për Lavdrim Muhaxherin.

Sipas Prokurorisë së Kosovës, shqipëtari pjesëtar i ISIS-it, urdhëroi kryerjen e një vepre terroriste kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli që do të vinin në Shqipëri në kuadër të ndeshjes mes dy ekipeve në 12 nëntor 2016.

Detaje të Prokurorisë së Kosovës:

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave, V.I., B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M. dhe B.P.

Sipas aktakuzës, të pandehurit V.I., B.I., L.V. dhe F.G., me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri (të vrarë teksa luftonte krah ISIS) , që të kryejnë një vepër terroriste, pasi ai, përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016”, citohet nga mediat kosovare dosja e Prokurorisë.

Me këtë, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 lidhur me nenin 145 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit A.A. dhe L.G., gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri me të cilin që të dytë kanë pasur kontakte të vazhdueshme përmes internetit, aplikacionit Telegram, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes me të njëjtin, kanë planifikuar ta bëjnë sulmin terrorist – atentat në ndërkombëtarët ose zyrtarët të institucioneve të sigurisë, ashtu që i pandehuri L.G, ka filluar të interesohet për blerjen e armëve automatike, për të cilat brenda disa ditëve në vijim i pandehuri, Lavdrim Muhaxheri, përmes njerëzve të tij, ende të paidentifikuar, do t’ia dërgonte të pandehurit A.A., prej shumën 1500 euro.

Me këtë, në bashkëkryerje, kishin për të kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 1 lidhur me nenin 135 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me nenin 179 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri V.I., në kundërshtim me dispozitat ligjore është furnizuar me 283.1 gram të eksploziv të improvizuar triacetone triperoxide (TAPT), të cilin e ka mbajtur në bodrumin e shtëpisë së tij, e cili materie është gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.

I pandehuri K.P., në kundërshtim me dispozitat ligjore në shtëpinë e tij ka prodhuar materie plasëse, ashtu që në një kavanoz qelqi në punëtorinë afër shtëpisë ka mbajtur 500 gram oksidues nitrat amonit ANFO (oxidizer ammonium nitrate) me përbërje të naftës, të cilat kur përzihen në mënyrë të duhur, formojnë eksploziv të improvizuar, i gjetur dhe konfiskuar nga ana e policisë me rastin e kontrollit.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Lavdrim Muhaxherindeshjasulm terrorist
Pas

Avokati Sollaku: Në vendimin për Majlinda Andrean janë shkelur të drejtat kushtetuese

Para

“Nuk është turp të them që më vjen për të qarë”, lojtarët e Kombëtares s’e fshehin trishtimin për ikjen e De Biazit

Para
“Nuk është turp të them që më vjen për të qarë”, lojtarët e Kombëtares s’e fshehin trishtimin për ikjen e De Biazit

“Nuk është turp të them që më vjen për të qarë”, lojtarët e Kombëtares s'e fshehin trishtimin për ikjen e De Biazit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa Leoni: Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Berisha: Ervis Doçi e ka gjithçka me licencë të Edi dhe Olsi Ramës! Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital, procedohet 36- vjeçari në Korçë

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Operacioni antidrogë s’ka të bëjë me zgjedhjet. Data e “goditjes” e dakordësuar me antimafien italiane dhe Eurojust

Grupi kriminal i goditur veproi gjatë zgjedhjeve? Berisha: Përshëndes Antimafian italiane, SPAK aty ishte! Kush e informoi Visin e Pojës të largohet

Akuza e Berishës: DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën! Zarfet, votat u plotësuan nga patronazhistët. Dora e zezë e Postës Shqiptare…

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë: Do të avancojmë bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve

Ku ishte qendra e grupit kriminal të zbuluar? Përgjigjet Dumani: Baza ishte në Durrës. Nuk japim gjeneralitete për persona

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës, dyshohet se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.