Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht hetim pasuror për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin raporton “Fax News”. Prokuroria kërkon të dhëna financiare për Tahirin.
Po kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati shkresën zyrtare për bankat e nivelit të dytë pasi kërkon të dhëna financiare të ish-ministrit. Krimet e Rënda iu kanë nisur shkresë ZPRR-së, Tatimeve dhe Doganave. Mësohet se ky hetim vjen si bashkëpunim me ILDKP-në.
Sjellim në vëmendje që Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge dhe korrupsion pasiv dhe është nën hetim nga Prokuroria. Por dyshimet edhe më tej për të i ka hapur edhe kapja e Orest Sotës me 863 mijë euro dhe me patentat e ish-minsitrit në makinë.
vijon (J.V/Faxweb)
Discussion about this post