Ende nuk ka një vendim nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trupin e Konstandinos Katsifas, që u vra nga ana e Forcave RENEA në Bularat, në datën 28 Tetor.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetares së Fax news Glidona Daci, Krimet e Rënda deklarojnë se ende nuk ka një vendim për kthimin e kufomës së Katsifas pranë familjarëve, për të kryer më pas dhe varrimin e tij.
Nuk dihet se çfarë pritet ende në mënyrë që të dorëzohet trupi, pasi dje u tha se nuk ka më asnjë ekspertizë për t’u bërë.
Dje avokati i të ndjerit tha se varrimi i tij do të kryhej sot, pasi kishin mbaruar të gjitha procedurat, mirëpo duket se prokuroria e Krimeve të Rënda nuk është aspak e bindur.
Nga ana tjetër familja e Katsifas është shprehur se djali i tyre është një hero, dhe ai u vra padrejtësisht nga shqiptarët.
“Konstandini im do të jetë një hero dhe unë do të bëhem një nënë e ashpër dhe unë do të bëj gurin e zemrës për leventin tim, djalin tim. Ma vranë rrugaçët shqiptarë, rrugaçët. Dua qe te na mbroni se po na marrin pronat nje e nga nje, pa na marrin shtepite tona. Ai e donte fshatin e tij dhe Epirin e Veriut”, tha në deklaratën e fundit nëna e Katisfas.
(E.K/FAXWEB.AL)