03:02 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e Përgjithshme publikon raportin për gjendjen e kriminalitetit: Rriten vrasjet me dashje dhe ato me paramendim!

14:56 | 04/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria e Përgjithshme publikon raportin për gjendjen e kriminalitetit: Rriten vrasjet me dashje dhe ato me paramendim!

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar raportin për gjendjen e kriminalitetit në vend, për vitin 2024.

Sipas raportit, pesha e vrasjeve me dashje dhe me paramendim ka pësuar një rritje. Ndërsa vrasjet në rrethana të tjera cilësuese, kanë pësuar ulje.

“Kanosja”, sipas raportit, që në vitin 2024 zë 64,87 % të procedimeve të regjistruara për këto grup vepra, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 76,90 %.

VEPRAT PENALE KARAKTERISTIKE TË GRUPIT

Vrasja me dashje

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2024 është 12,46 %, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 4,83 %.

Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2024 janë regjistruar 44 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal “Vrasja me dashje”, që përbëjnë një rritje prej 3,14 herë krahasuar me 14 procedime të regjistruara në vitin 2023.

Vrasja me paramendim

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2024 është 8,78 %, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 5,17 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë regjistruar 31 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 78 “Vrasja me paramendim”, që krahasuar me 15 procedime të regjistruara në vitin 2023, përbëjnë rritje prej 2,07 herë.

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 5,10 % për vitin 2024, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 5,86 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024, janë regjistruar 18 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, që ndaj 17 procedimeve të regjistruara në vitin 2023, përbën rritje 5,88 %.

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 4,25 % për vitin 2024, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 4,14 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë regjistruar 15 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, që ndaj 12 procedimeve të regjistruara në vitin 2023, përbën rritje prej 25 %.

Kanosja

Në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” peshën specifike më të lartë e përbën vepra penale e parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal “Kanosja”, që në vitin 2024 zë 64,87 % të procedimeve të regjistruara për këto grup vepra, ndërkohë që në vitin 2023 ka qenë 76,90 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 ka një rritje prej 2,69 % të procedimeve penale të regjistruara për këtë vepër krahasuar me vitin 2023, nga 223 në 229 procedime.

Pas

Zjarr në pallat në zonën e Astirit, banorët bllokohen në banesa nga tymi

Para

Policia Rrugore e Elbasanit intensifikon kontrollet, mijëra gjoba për shkelësit e rregullave

Para
Policia Rrugore e Elbasanit intensifikon kontrollet, mijëra gjoba për shkelësit e rregullave

Policia Rrugore e Elbasanit intensifikon kontrollet, mijëra gjoba për shkelësit e rregullave

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.