Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikim pasuror ndaj dy kryebashkiakëve Rakip Suli dhe Jorgo Goro.
Verifikimet ndaj tyre kanë nisur pas regjistrimit të hetimeve të SPAK ndaj tyre për shkelje të barazisë në tendera.
Të dy ishin kandidatë në zgjedhjet e 14 majit për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama.
Suli fitoi përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha, për të marrë një mandat të dytë në Kamëz. Ditën e djeshme ai u paraqit në SPAK, por për mediat nuk dha shumë sqarime duke thënë se u përball me akuzat dhe se puna e bashkisë që ai drejton që nga viti 2019 nuk mund të përbaltet.
Ndërsa Jorgo Goro është ende kryetari i bashkisë së Himarës, pavarësisht humbjes përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri , i cili është në paraburgimin e Durrësit për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.