09:10 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria i heq sekuestron lokalit të familjes Tata

09:01 | 26/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grupi i prostitucionit mbetet në burg, gjykatësja e çështjes dorëhiqet befas

Prokuroria i ka hequr sekuestron lokalit të famijes Tata. Vëllai i Frederik Tatës tregon se organi i akuzës ka reaguar, pas thirrjes së tij, pasi dy katet e sipërme të lokalit shërbenin dhe si banesë për familjen Tata. Kjo ndërtesë u bllokua, kur Policia sekuestroi një shumë parash e bizhuterish në momentin e arrestimit të Frederik Tatës në nëntor, i akuzuar si kreu i një rrjeti të prostitucionit.

Viljam Tata, vëllai i Frederikut, bëri thirrje që ndërtesa të zhbllokohej, ndërsa organi i akuzës ka vepruar menjëherë. Pas këtij vendimi të prokurores Marsida Frashëri, Tata është i kënaqur që ai rikthehet në banesën e tij dhe lokalin e vëllait për të rinisur punën dhe jetesën në mënyrë normale.

“Në fakt jam shumë i lumtur që në fund drejtësia po nis që të vihet në vend. Ishte e pakuptueshme se përse ndërtesa jonë qëndronte e bllokuar në një kohë kur Policia kishte kryer veprimet dhe hetimet prej kohësh. Siç e thashë, edhe në ditën e gjyqit të vëllait tim, kjo ndërtesë nuk është një hotel, siç është thënë, por është një shtëpi banimi normale për dy familjet. Në katin e parë, siç dihet, është lokali që është me të gjitha rregullat e mundshme dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

 Pastaj, në katin e dytë është banesa ku jetoj unë, ndërsa në katin e tretë është banesa e Frederikut. Kushdo mund të vijë dhe ta shohë se nuk është hotel, por thjesht një shtëpi normale. Unë dua të falënderoj, në këtë rast mediat që ngritën këtë problem kur ndërtesa ishte ende e bllokuar dhe, nga ana tjetër, një falënderim kam edhe për Prokurorinë, e cila bëri zhbllokimin dhe në njëfarë mënyre reflektoi për të drejtën që na takon. Unë, ashtu si ky rast, kërkoj qoftë nga Prokuroria, por edhe nga Gjykata që drejtësia të vihet për vëllain tim deri në fund.

Të gjithë të jenë të bindur se vëllai im Frederiku nuk ka lidhje me prostitucionin. Është i pastër dhe në bazë të dosjes që ekziston ndaj tij nuk ka asnjë provë. Kur nuk ka prova, s’ka arsye që të qëndrojë në burg. Shpresoj që të lirohet sa më parë dhe të rikthehet pranë nesh, sepse është i pafajshëm dhe s’ka lidhje me prostitucionin, siç akuzohet. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhet vetëm e vërteta, asgjë më shumë”, shprehet Viljan Tata.

Më 22 dhjetor u zhvillua një seancë për zëvendësim mase për Frederik Tatën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitjeje”. Gjyqtarja e çështjes, Izabela Radovani, ka kërkuar që të tërhiqet, duke bërë që 50-vjeçari të mbesë sërish në “arrest me burg”.

Pas kësaj seance, vëllai i Frederikut, Viljan Tata, reagoi duke thënë se po bëhet padrejtësi për 50-vjeçarin duke pretenduar se nuk ka lidhje me prostitucionin, siç akuzohet dhe se në bazë të dosjes është i pafajshëm. Në seancën gjyqësore të zhvilluar para tri ditësh, Frederik Tata kërkoi në sallën e gjyqit që gjyqtarja Izabela Radovani të lejojë familjarët e tij të merrnin pjesë dhe mediat. Ndryshe nga sa kërkonte i dyshuari, gjyqtarja e zhvilloi gjyqin me dyer të mbyllura, ndërsa pasi u tërhoq për të dhënë vendimin, Radovani deklaroi se tërhiqej nga kjo çështje.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: familjafrederik tatalokali
Pas

U diagnostikua me kancer, por 7 vjeçarja po sfidon shkencën, ja përse (FOTO)

Para

Më shumë se 1 vit pa Erginin, Barbana Dini rrënqeth me fjalët e saja (FOTO)

Para
Më shumë se 1 vit pa Erginin, Barbana Dini rrënqeth me fjalët e saja (FOTO)

Më shumë se 1 vit pa Erginin, Barbana Dini rrënqeth me fjalët e saja (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës sot në tentativën e 13 drejt konstituimit

Shtohen rastet e sulmeve me thikë, si mund të parandalohen?

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.