16:25 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Prokuroria i kërkon ekpertizën mjeko-ligjore ISHTI-së për vdekjen e 29-vjeçares në ashensor

11:19 | 24/01/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ashensori ku u dogj 29-vjeçarja nuk kishte dalje emergjence, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

ISHTI deri më tani nuk ka sjellë asnjë ekspertizë për vdekjen e Drilona Duriçit në ashensor disa ditë më parë në zonën e Dajtit në Tiranë.  Prokurioria e Tiranës ka kërkuar ekpertizën nga ISHTI-ja. Sipas saj pas kësaj ekpertize do të përcaktohen edhe përgjgësit penalë për këtë ngjarje. Prokuroria sqaron se ende nuk është përcaktuar shkaku pse ndodhi zjarri në ashensor.

29-vjeçarja Drilona Duriçi që ndërroi jetë pak ditë më parë si pasojë e zjarrit që përfshiu ashensorin e pallatit në zonën e “Freskut”, mësohet se ishte 6-muajshe shtatzënë.

Ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë kur vdiq tragjikisht mes flakëve që përfshiu ashensorin. E reja Drilona Duriçi e kishte përdorur edhe dy herë ashensorin ditën e ngjarjes për të çuar djalin në shkollë.

Burime të policisë shprehin dyshimet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e një kontrolli teknik të ashensorit. Nga dëshmitë e banorëve të pallatit rezulton se prej rreth 4 muajsh nuk ishte kryer asnjë kontroll.

“Personi përgjegjës që merrej me mirëmbajtjen e ashensorit kishte hequr dorë nga kjo punë, për shkak se banorët nuk e paguanin.”, shkruan një gazetë e përditshme. Ky person është marrë në pyetje në Komisariatin nr. 4 të Policisë së Tiranës.

Bëhet e ditur se pallati në rrugën e “Thesarit” te zona e “Freskut” ku ndodhi ngjarja, nuk kishte administrator, ndryshe nga pallatet e tjera në atë zonë.

Amortizimi, mungesa e mirëmbajtjes dhe cilësia e dobët e ashensorit duket se kanë shkaktuar zjarrin vdekjeprurës. Në këto rrethana, ende nuk ka autorë të dyshuar ose akuza konkrete.(J.V/Shuplaka)

 

Pas

Zjarr në një ofiçinë në Fushë-Krujë, një makinë e djegur dhe disa të dëmtuara

Para

Ngacmoi seksualisht dy motrat 14 dhe 16 vjeçe, pranga një personi në Lezhë

Para
Ngacmoi seksualisht dy motrat 14 dhe 16 vjeçe, pranga një personi në Lezhë

Ngacmoi seksualisht dy motrat 14 dhe 16 vjeçe, pranga një personi në Lezhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-gjyqtarja e bandave lihet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahut

VIDEO/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Shqipërinë

Verifikim 400 makinave të luksit, Tatimet: Janë blerë me të ardhura të padeklaruara

Netanyahu njofton eliminimin e kreut të Hamasit në Gaza

Bulqizë/Plagoset një minator në galeritë e kromit, dërgohet për mjekim në Peshkopi

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën

Java e Kulturës Italiane në disa qytete të vendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.