Pas kërkesës së Prokurorisë për t’i marrë shenjat e gishtave, reagon deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi. Deputeti tregon se këtë lajm e ka marrë vesh përmes mediave dhe jo nëpërmjet rrugëve të institucioneve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rakipi shprehet se është gati për çdo lloj verifikimi.
REAGIMI I RAKIPIT
“Të nderuar qytetarë
Sot u njoha nga shtypi siç ndodh rëndomë këto 3 – 4 muajt e fundit, që Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar vazhdimin e verifikimeve për personin tim ..
Në mënyrë të përsëritur po ju deklaroj që jam i hapur për çdo hetim dhe se nuk kam asgjë për të fshehur, i bindur në pastërtine time ..
Kërkoj që ti jepet sa më shpejt fund këtij verifikimi nga Prokuria e Përgjithshme, sepse nuk është normale perfolja ime prej muajsh në media dhe opinion publik, duke shpresuar që të mos bëhet pjesë e lojrave politike.” (D.D/Shuplaka)