Po zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit që shkaktuan dhunë në ndeshjen e futbollit Tirana-Kukësi në stadiumin “Air Albania”.
Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës “arrest me burg” për Ledio Gunin, operator i Shijak Tv.
Mbrotja ka kërkuar detyrim paraqitje për 35-vjeçarin. Por gjyqtari Gerd Hoxha e cilëson të ligjshëm arrestimin e Ledio Gunit, ndërsa cakton masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pak ditë më parë policia arrestoi disa tifozë pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kukësi shkatërruan stolat e stadiumit.
Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.
Gri Maraj, 39 vjeç, Kujtim Brakaj, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe Ledio Guni, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.
Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T
Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.
Vijon…