08:16 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria kërkoi 35 vite burg, shtyhet vendimi për Marjana Cmetën

10:33 | 21/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nusja tregon ‘fije për pe’ si e vrau vjehrrën: Kur shkosha ajo prap ato shikime domethënë, kishte të vjella

Shtyhet vendimi për Marjana Cmetën. Shkak është bërë mungesa e Prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues. Ndërkohë edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet.

E pranishme ishte Çmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami. Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrren e saj, Lirie Lami. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet me 4 nëntor ora 9:00. Kutjojmë se Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg në pretencë.

Vrasja e Lirie Lamit ka ndodhur në Kamëz në 30 prill 2018. 21-vjeçarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën por pranoi që ditën e ngjarjes ka pasur një përleshje fizike me të.

Pas përfundimit të deklaratës prokurori në një kërkesë bërë treshes gjykuese, kërkoi kundërshtimin e pjesshëm te deklaratës së dhënë nga e pandehura. Avokati mbrojtës u shpreh kundër kesaj kërkese, por ishte gjykata ajo që e la në fuqi.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: marjana cmetavendimi
Pas

U arrestuan pak ditë më parë për kultivim kanabisi, gjykata e Vlorës lë në burg 7 persona

Para

VIDEO/ 24 vite nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës, djali akuza Ramës: Na përdori politikisht, tani s’pranon të na takojë!

Para
VIDEO/ 24 vite nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës, djali akuza Ramës: Na përdori politikisht, tani s’pranon të na takojë!

VIDEO/ 24 vite nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës, djali akuza Ramës: Na përdori politikisht, tani s'pranon të na takojë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 1660 zarfe të diasporës, ja cila parti kryeson deri më tani

Numërohen 110 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS sërish kryeson ndaj opozitës

Numërohen 155 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon mbi 8 mijë vota

Numërohen 164 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste me më shumë se 8 mijë vota

Numërohen 95 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 4700 vota

Numërohen 132 kuti nga 587 në Fier! Socialistët kryesojnë me mbi 12 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 147 kuti nga 508 në total në Elbasan, PS kryeson me mbi 11 mijë vota ndaj PD

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Numërohen 256 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste! Grumbullon mbi 36 mijë vota

Numërohen 80 nga 493 kuti në Durrës, PS kryeson me mbi 10 mijë vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.