Në ndryshim nga Prokuroria e Përgjithshme në deklaratën e saj të pak ditëve më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka radhitur deputetin Armando Prenga në mesin e atyre që nuk preken nga Dekriminalizimi.
Në daljen e sotme për mediat, përmes zëdhënëses, KQZ deklaroi se deputeti Armando Prenga dhe disa deputetë të tjerë nuk janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.
“Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.”, ka deklaruar zëdhënësja Drilona Hoxhaj.
Ndërkaq, më 16 shkurt, Prokuroria kërkoi ndërprerjen e mandatit të deputetit Armando Prenga, idhur me deklarimet që ai ka bërë në formularin e dekriminalizimit. Bëhej fjalë për dy precedent penalë të Prengës, që e shtynë Prokurorinë e Përgjithshme të kërkojë ndërprerjen e mandatit pas konstatimit nga ana e sektorit të “Dekriminalizimit” për mosdeklarime.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post