Prokuroria ka kërkuar 10 vjet burg për 20-vjeçarin Andrea Memollari, autorin e aksidentit tragjik ku humbi jetën 37-vjeçarja Dhurata Prifti.
“Dua drejtësi. Çdo shqiptar e çdo prind do dënim maksimal për Andrea Memollarin. Fëmijëve të mi iu vra nëna pasa syve si në Siri. Manellari të dënohej me 25 ose 30 vite, ligji qesharak. Nëse Manellari nuk dënohet, ligji ka marrë fund. Jam prind i plagosur, por nuk merrem me hakmarrje.”, është shprehur Arjan Prifti, bashkëshorti i viktimës, baba i dy fëmijëve.
Më 16 korrik 2016, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun, i cili u shpreh i penduar përpara gjykatës. Ngjarja e rëndë u shënua Më 13 korrik në rrugën “Asim Vokshi” ku Memollari përplasi për vdekje shtetasen Dhurata Prifti, 37 vjeç dhe pasi e shkeli me automjetin e tij tip “Benz” me targë “AA 476 GI” i kaloi përsipër dhe u largua nga vendngjarja.
Gjatë muajit të kaluar, u fol në medie se procesi gjyqësor ndaj Andrea Manellarit po zhvillohej me gjykim të shkurtuar. Në përfundim, masa e dënimit ndaj tij do të ulet me 1/3 e dënimit. (XH.A/SHUPLAKA)
(Në foto, Dhurata Prifti me dy djemtë e saj)