Prokuroria ka kërkuar 4 vite burg për Majlinda Andrean, e cila akuzohet për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.
Organi i akuzës ka kërkuar ndër të tjera që ish-gjyqtares t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.
Edhe sot Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për ish gjyqtaren e kësaj gjykate Majlinda Andrea, e cila akuzohet për korrupsion.
Pas denoncimit të rastit të mësipërm, Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare.
Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Sipas dosjes së çështjes, vendimi që shkoi në favor të palës që pagoi shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post