Ditën e sotme është zhvilluar senaca e fundit gjyqësore për ish gjykatëse Majlinda Andrean, e cila akuzohet për korrupison, marrjen e 50 mijë eurove.
Prokuroria ka kërkuar për Majlinda Andrean 4 vite burg. Por vendimi për çështjen e Andreas do të jepet më 12 qershor.
Kujtojmë që pas denoncimit të rastit, Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare.
Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Sipas dosjes së çështjes, vendimi që shkoi në favor të palës që pagoi shumën në fjalë dhe është marrë më 12 korrik 2016, një ditë pasi u morën paratë. (J.V/Shuplaka)