12:35 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria kërkon 87 vjet burg për 4 të rinjtë që vranë Marvi Mihalin

12:39 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mungon avokati, shtyhet seanca për vrasjen e Marvi Mihalit. Gjykata pranon prindërit si dëshmitarë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot 87 vjet burg në total për 3 të rinjtë të akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit. Mësohet se sot Prokuroria ka kerkuar 24 vite burg per Dejvi Bitraj, 20 vite burg për Marsel Allën, 25 për Kridens Allën dhe 18 vite burg për Eugen Bitraj.

Pas dhënies së pretencës babai i Eugen Bitraj është shprehur se pretenca lexohet në mënyra të ndryshme dhe se fëmijët janë nga 18-vjeç dhe se janë të trembur.

Marvi Mihali 22 vjeç u vra në datë 31 korrik 2017 dhe siç u zbardh nga dëshmitë e mëpasme shkak ishte një karikues telefoni që njëri nga autorët e ngjarjes nuk ia kish dhënë shokut të Mihalit.

Momenti i vrasjes së Mihalit ishte fiksuar dhe nga një kamerë e një biznesi privat ku shihen Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë të tjerë të cilët kishin rrethuar zonën, për tu bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.

Një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar për vdekje nga bashkëmoshatarët e tij.

Prindërit e Mihalit kanë kërkuar drejtësi për djalin e tyre, ose do të bëjnë vetë gjyqësi.

Etiketa: marvi mihalipretenca prokurorivrasesit mihali
Pas

Aksident me vdekje në Sukth, viktima ishte duke kaluar rrugën

Para

E plagosin dhe e lënë në mes të rrugës, 52-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Para
Njësia e helikopterëve, dy misione shpëtimi në pak minuta (VIDEO)

E plagosin dhe e lënë në mes të rrugës, 52-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Natë ferri”/ Zelensky: Rusia kreu mbi 300 sulme ajrore, dëme të mëdha në infrastrukturë dhe ndërtesa banimi

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Ambasada e SHBA ndan pamjet: Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

Një javë larg përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, dështon për herë të 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.