13:19 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për Redjan Rrajën, i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

21:17 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Zëri i Amerikës’: Atentat ndaj prokurorit të Durrësit, Rama e akuzoi si të lidhur me krimin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën e “arrestit me burg”  për Redjan Rrajën, i ndaluar ditën e sotme dhe që është i dyshuar si një nga katër personat pjesëmarrës në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Arrestimi i Rrajes u bë pasi gjurmët biologjike të tij u përputhën me ato të gjetura në një makinë të braktisur pranë Fushë-Krujës disa orë pas atentatit dhe që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Redjan Rraja, 34-vjeç, është i arrestuari i parë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, ndodhur të premten e 1 Nëntorit.

Redjan Rraja është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, një personazh ky më influenca të forta në zonën e  Fushë Krujës.

Ai akuzohet për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje të dy ose më shumë personave e mbetur në tentativë”, dhe “armëmbajtje pa leje”. Masa ndaj tij pritet të jepet nesër në orën 14:00 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Redjan Rraja është arrestuar teksa ishte duke u larguar nga Shqipëeia në aeroportin e Rinasit. Policia dhe prokurori kanë kërkuar arrestimin e tij për shkak se kanë gjetur gjurmët e gishtave në makinën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës, në ditën kur ndodhi atentatit.

Derimë tani raportohet se vetë Rraja nuk e ka pranuar që të ketë qenë pjesë e atentatit, dhe as të ketë dijeni në lidhje me të.

Emri i Redjan Rrajës, me profesion mjek, nuk është i panjohur për policinë, pasi ai akuzohet se ka prishur provat në vrasjen e Enton Çiços.

Edhe pse akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço, Rraja u dënua nga Gjykata e Tiranës vetëm me 8 muaj burg.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: MASA NDAJ REDJAN RRAJESProkuroria e Krimeve te Rendaredjan rraja
Pas

“E vërteta e atentatit, pse kisha në makinën time dosjen e gjyqtarit Konomi” flet nga spitali prokurori Arjan Ndoja

Para

“Shih sa pjalm ka mo zemër, e di sa dru të bën”, nxënësit shesin lirisht hashash në shkolla (Kamera e fshehtë)

Para
“Shih sa pjalm ka mo zemër, e di sa dru të bën”, nxënësit shesin lirisht hashash në shkolla (Kamera e fshehtë)

“Shih sa pjalm ka mo zemër, e di sa dru të bën”, nxënësit shesin lirisht hashash në shkolla (Kamera e fshehtë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kombëtarja para Serbisë, Strakosha dhe Hoxha të ndarë! Portieri: E rëndësishme, por jo vendimtare! Sulmuesi: Vendos për Botërorin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.