Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 prej të ndaluarve të protestës së djeshme para Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila agravoi në përdorim dhune, ku edhe mbetën të plagosur disa efektivë policie dhe disa qytetarë.
Në njoftimin e policisë është kërkuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për: Shpati Bilbilaj, Rruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje të lëndëve shpërthyese.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Në vijim të veprimeve të kryera nga ana e prokurorisë është kërkuar në Gjykatë:
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Fluturim Goleci, “arrest ne burg”
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Ruzhdi Daci, i dtl.01.06.1965, dhe Caktimi i masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Marsel Velillari, i dtl.12.03.1990, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Dorjan Protoduari, i dtl.03.09.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Amarildo Sinanaj, i dtl.04.02.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Shpati Bilbilaj, dhe Caktimi i masës së sigurimit “ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Si persona te dyshuar per kryerjen e veprave penale te:
• Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.
• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).
• “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.
• “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe edënueshme nga neni 262 i K.Penal.
• “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K.Penal.
Po punohet me intensitet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post