Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon zgjatjen e hetimeve për çështjen “Bajri”, ku ranë në prangat e policisë më shumë se 20 persona.
Do të jetë Gjykata e Krimeve të Rënda në datën 20 Shtator që do të vendosë për pranimin ose jo të kërkesës së prokurorisë.
Kujtojmë se anëtarët e grupit Bajri akuzohen për disa vepra të rënda penale, si trafiku i drogërave, gjobvënie, vrasje, apo shantazh.
Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.