Prej orës 9 të mëngjesit të sotëm kreu i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, për lobimet që kjo forcë politike ka kryer në SHBA. (lexo edhe ketu)
Basha tha sot tha se asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjëherë ligjin dhe se prokuroria vihet në lëvizje sa herë i intereson qeverisë.
“Jemi thirrur si person që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ. Cështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.
Ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim, ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjia nga SHBA e Britani e Madhe që vërtetojnë se as PD asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri, Amerikë e Britani. I kërkojë prokurorisë të bëj publike përgjigjet e SHBA dhe Britanisë. Ju nxis dhe ju t’i kërkoni Prokurorisë ti bëj publike”, u shpreh Basha në deklaratat e tij për mediat.
Discussion about this post