Nën thirrjen “Allahu Ekber” një i ri nga Kosova tentoi të rrëmbente qytetarë të ndryshëm nga rrugët e Vlorës, duke krujuar kështu në këtë qytet tmerr dhe ankth për qytetarët. Pesë muaj pas akteve të tij prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për Dijar Xhemën , ndaj të cilit ka ngritur akuza për për kryerjen e veprimeve të qëllime terroriste, shkuan një portal online.
Për shkak të problemeve mendore të të akuzuarit prokuroria kërkon nga gjykata masën për mjekim të detyruar për të riun. Sipas prokurosisë Dijar Xhema në të paktën tri rate tentoi të rrëmbente një vajzë dhe dy djem duke përdoru dhunë fizike dhe verbale për t’i futur në makinën e tij. Nga hetimet ka rezultuar se vendet e përgjedhura prej tij ku qëndronte ishin me qëllim për të rrëmbyer personat.
Kosovari nuk ka mundur t’i rrëmbejë të asnjë person pasi në të trija ratet kanë ndërhyrë qytetarë të ndryshëm që ndodheshin rastësisht në zonat ku i pandehuri po vinte në jetë planin e tij. Madje në tentativën e fundit ai është parandaluar nga agjentët e antiterrorist. Kosovari u hetua nën masën e shtrimit të detyruar në spitalin psikiatrik. (J.V/Shuplaka)