Prokuroria ka marrë në dorëzim gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut. Lajmi konfirmohet për Fax News nga burime brenda Prokurorisë. Sipas burimve për Fax News hapi i rradhës do të jetë dorëzimi i letër porosisë në shtetin grek.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka vijuar akuzat kunddrejt Agim Kajmakut, ndërsad ditën e djeshme sekretari Gazmend Bardh ka publikuar dokumentin autentik, vendimin e gjykatës së Janinës, për kreun e Bashkise se Vorës, Agim Kajmakun, se ka llogari të hapura me drejtësinë në vendin fqinj, për një akuze që parashikon se paku 10 vjet burg. (lexo këtu)
Ndërsa vetë Agim Kajmaku, është shprehur se emrin e ka ndryshuar si një pjesë e mirë e shqiptarëve që sipas kryebashkiakut, ti jepej mundësia për të qëndruar dhe punuar në shtetin fqinj, Greqi (lexo këtu).