22 ditë pas grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit Prokurorisë së Krimeve të Rënda i mbërrin përgjigjia zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë, ku konfirmohet se janë grabitur rreth 6 milion euro.
Kujtojmë se fillimisht ka pasur raportime kontradiktore për shumën e parave të grabitura në Rinas, dhe për këtë Prokuroria ka kërkuar një informacion zyrtar nga tre bankat, që ishin pre e grabitjes.
Kujtojmë se derimë tani për grabitjen në Rinas janë arrestuar 6 persona, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pranuar se ka dijeni për ngjarjen. Alkond Bengasi, nga Elbasani ka pranuar se ka modifikuar mjetin dhe ka pranuar që të bëhet i penduari i parë i drejtësisë.
Falë dëshmive të tij u arrestuar dhe Ragip Hajdini, i njohur ndryshe si daja, po ky i fundit nuk ka pranuar se ka pasur gisht në ngjarje, po vetëm se kishte njohje me Admir Muratajn.
Ndërkohë që mbeten ende mister emrat e personave që kanë organizuar të gjithë grabitjen, dhe vrasja e Admir Muratajt e implikon edhe më shumë gjetjen e tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post