Covid-19 ka “prekur” prokurorinë e Elbasanit. Mësohet se pozitive ka rezultuar një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore. Po ashtu bëhet me dije se të dy punonjësit janë të karantinuar ndërsa pritet përgjigja për një tjetër punonjëse.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit 9 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Me raportimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Elbasan u konfirmuan 13 raste pozitive për Covid-19. Ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287.
Në total, numri i të infektuarve në vend është 12,385 nga 79, 730 testime të bëra në total. Ndërsa, 6,940 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Kurse, raste aktive në të gjithë vendin janë 5,083.