Prokurori e Tiranës ka nisur hetimet për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike. Prokuria e Tiranës ka nisur një letërporosi në Skoci, ku kërkohet informacion për aksionerët e ‘Biniatës’.
Mësohet se ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pasi kompania që dyshohet se ka lobuar për PD-në në SHBA, është e regjistruar në këtë vend.
Partia Demokratike po hetohet për kontrata lobimi me kompani të huaja të cilat dyshohet të jenë të financuara nga oligarkë rusë.
Çështja e lobimit të PD, u bë publike pas një investigimi nga revista Amerikane “Mother Jones”, e cila hodhi dyshime për lobime me oligarkë rusë.
(M.Q/Faxweb)