Pas 34-ditësh proteste të banorëve të “Astirit” të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” pa u dëmshpërblyer në vlerë 100%, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për projektin.
Nisja e hetimeve vjen një natë pasi u zbulua skandali në lidhje me falsifikimiet e kompaninsë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.
“Verifikimi bëhet për veprat penale të Shperdorimit të detyres, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazise ne tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Prokuroria shqiptare garanton vleresimin me objektivitet te fakteve, objekt i ketij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda nje afati te arsyeshem.”- thuhet zyrtarisht nga Prokuroria.
Po ashtu sot ARRSH njoftoi se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë, ndërsa theksoi se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.
(B.B/ Faxweb.al)