Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sërish sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.
Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së prokurorëve për zgjatjen e hetimeve, njësoj siç u vendos në Gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda.
Në një prononcim për mediat avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia tha se Prokuroria nuk ka prova, dhe ata do të kërkojnë pushimin e çështjes.
“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë, nuk ka asnjë as nën mëngë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh avokati i Tahirit, Maks Haxhia.
Maks Haxhia tha se do të bëjnë kallëzim penal për prokurorët pasi kanë nxjerr aktet në opinionin publik.
“Kanë nxjerrë aktet në opinion dhe së dyti i ka nxjerrë të deformuara për të përgatitur paaftësinë e tyre. Disponojmë dhe prova elektronike dhe të tjera se më kë ka komunikuar prokuroria”.
Mbi Tahirin rëndojnë tre akuza: ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”të lartë shtetërorë”.
(E.K/FAXWEB.AL)