Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet në ngarkim të kryeministrit Edi Rama, pas padisë që bëri opozita në lidhje me audio përgjimin, ku pretendohej se implikohej vëllai i ministrit Xhafaj në trafik droge.
Kallëzimi i opozitës kishte ardhur pas deklaratës së Ramës se ai kishte kryer ekspertizën e audio-përgjimit.
Në argumentim thuhet se Prokuroria nuk ka provë për vepër penale. (B.H/Faxweb)