Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështjet e hetuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah, arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme sipas saj, të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 339. Prokuroria njofton se do të ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes.
Theksojmë se gazeta gjermane Bild ka bërë sot publike 5 audiopërgjime të reja, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë në komunikime të vazhdueshme me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut.
Avdylaj është regjistruar në përgjime me kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, me të cilin ka një afrimitet mjaft të madh, saqë i lejojnë njëri-tjetrit dhe fjalë të tipi ‘’të du fort” ose ‘’të puth”, aspak e zakontë kjo për komunikimin me burrave shqiptarë.
Duket se Avdylaj ka qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Dakos, përfshirë edhe takimet e tij me kryeministrin Rama, madje në një moment të përgjimit ai e di me siguri se Dako ndodhet në Zvicër me numrin 1 të qeverisë shqiptare.
Po ashtu Avdylaj shfaqet në komunikime të vazhdueshme me kreun e Bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani, si dhe me kreun e PS-së në këtrë qytet, sot kandidat i socialistëve për Bashkinë, Elton Arbana. Ca më tej Avdylaj ka pasur ndikim dhe në drejtoritë e rëndësishme të të dy Bashkive, si dhe në listat për deputetë në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 (lexo këtu përgjimet e plota).
(F.GJ/FAXWEB.AL)