15:20 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Prokuroria rinis hetimet ndaj ”Bankers Petroleum” për shpërthimet në Zharrëz, fitorja e parë e grevistëve

11:24 | 06/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria rinis hetimet ndaj ”Bankers Petroleum” për shpërthimet në Zharrëz, fitorja e parë e grevistëve

Prokuroria nis hetimet për lëkundjet e tokës në Zharrëz, në zonën ku shpimet për naftë bëhen nga ”Bankers Petroleum”.

Pas akuzave të rënda të kryeprokurorit Adriatik Llalla për presion të ambasadorit amerikan Donald Lu për të ndërprerë hetimet rreth ”Bankers Petroleum”, hetime të cilat u ndërprenë, ”ABC News” mëson se ato kanë nisur sërish.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për lëkundjet e tokës në komunën e Zharrëzës dhe pjesëve të tjera të zonës së Fierit. Ky hetim, thonë burimet, ka nisur pasi policia e shtetit ka referuar një material shpjegues, mbështetur edhe në disa dëshmi të banorëve, të cilët pretendojnë se lëkundjet e tokës vijnë si pasojë e shpërthimeve nëntokësore që kryen kompania e nxjerrjes së naftës në atë zonë. 

Në kallëzimin e policisë, që prokuroria e ka regjistruar si procedim thuhet se kërkohet të hetohet nëse lëkundjet e tokës në komunën e Zharrzës dhe zona të ndryshme të Fierit janë tërmete apo shkaktohen nga shpërthimet nëntokësore të kompanisë ”Bankers Petrolium”.

Ky hetim, thuhet nga burimet e prokurorisë ka nisur pikërisht në kohën kur disa banorë të zonës së Zharrëzës hynë në grevë urie.

Një grup ekspertësh po vlerëson nëse shpërthimet janë natyrore apo shkaktohen nga kompania naftënxjerrëse. Po kështu mësohet se janë marrë edhe dëshmitë e banorëve të zonës, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin se lëkundjet e tokës vijnë si pasojë e shpërthimeve nëntokësore të kompanisë ”Bankers Petroleum”. Kjo duket të jetë fitorja e parë e banorëve të Zharrëzës, të cilët vazhdojnë grevën e urisë me kërkesat për ndërprerje të shpimeve dhe dëmshpërblimin për dëmet e shtëpive.(V.G/SHUPLAKA)

 bankers5

Etiketa: bankers petroleumprokuroriazharrez
Pas

Si trafikoheshin prostitutat, organizatorët kamufloheshin si taksistë, siguronin dhe drogë për klientët

Para

Të zhveshura me whiskey dhe kokainë, kush janë tre prostitutat që u arrestuan në hotelet e Tiranës

Para
Të zhveshura me whiskey dhe kokainë, kush janë tre prostitutat që u arrestuan në hotelet e Tiranës

Të zhveshura me whiskey dhe kokainë, kush janë tre prostitutat që u arrestuan në hotelet e Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Telefonata mes kryeministrit izraelit dhe presidentit të SHBA-së, zyra e Benjamin Netanyahu-t njofton: Izraeli u përmbajt nga sulmi ndaj Iranit pas bisedës me Trump

12.000 euro të padeklaruara në Kakavijë, 62-vjeçari nga Dropulli nën hetim

Vihen në hetim 2 persona, lirohen dy hapësira bregdetare në Vlorë dhe Sarandë

Trump ndryshon qëndrim për Iranin: Ndryshimi i regjimit nuk është zgjidhje

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

Kapet në flagrancë 20-vjeçari algjerian në Korçë, ndihmonte emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit me Greqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.