07:38 | 26/03/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria sekuestron 3 milion Euro pasuri të trafikantit, pasuritë e paluajtshme i kalojnë shtetit

11:15 | 04/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria sekuestron 3 milion Euro pasuri të trafikantit, pasuritë e paluajtshme i kalojnë shtetit

Pas vërtetimit të akuzave të Prokurorisë së Krimeve të rënda ndaj Fatmir Muçajt,se disa pasuri të paluajtshme me vlerë 3 milionë Euro ishin siguruar përmes trafikut të drogës vjen konfiskimi i tyre. Pronat të cilat gjenden në Tiranë e Durrës, kapin vclerën e 3 milionë eurove, të cilat u konfiskuan dhe kalojnë në favor të shtetit. Aktiviteti kriminal i tij është kryer në Zvicër. Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë në llogari të shtetit, pasuritë e paluajtshme në emër të Fatmir Muçaj dhe familjarëve të tij të ngushtë, si më poshtë”

a-4 parcela “tokë arë” në Sauk, Tiranë, me sip.totale 14.600 m2

b-2 parcela “tokë arë” në Gjirin e Lalëzit, Durrës, me sip.totale 2250 m2

c-4 parcela “tokë arë” në Marikaj, Durrës, me sip.totale 4000 m2

d-2 apartamente në Tiranë, (në zonën e ish-“21 Dhjetorit” dhe rr.Muhamet Gjollesha”), me sip.totale 165 m2

e-2 dyqane në zonën e Yzberishtit, Tiranë, me sip.totale 140 m2

 

Hetimi për këtë rast është zhvilluar fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, pas referimit të materialit nga ana e Drejtoria e Policisë, në vitin 2015. Pas veprimeve paraprake të kryera nga ana e Prokurorisë së Tiranës, çështja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”.

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Muçaj dhe familjarët e tij, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai kanë në pronësi të tyre prona të paluajtshme, të cilat nuk i justifikojnë me të ardhura të ligjshme.

Gjatë gjykimit, Prokuroria ka argumentuar se pasuritë e paluajtshme janë krijuar nga burime financare të paligjshme, të krijuara nga Fatmir Muçaj, gjatë aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve në mesin e viteve ’90.

Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Fatmir Mucaj, lindur ne Berat dhe banues në Tirane është marrë me trafik të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe për këtë aktivitet ai është proceduar nga autoritetet gjyqësore zvicerane.

Gjatë këtij gjykimi, shtetasi Muçaj pretendoi se të ardhurat e tij ishin të ligjshme. Sipas tij, ai ka jetuar si emigrant në Greqi, ku ka pësuar një incident në sy, për të cilin është kompensuar me 30 milionë dhrahmi. Sipas tij, ky dëmshpërblim mjekësor ka shërbyer si bazë fillestare financiare për krijimin e pasurive të paluajtshme ndër vite. Gjithashtu, ai ka pretenduar se ka marrë edhe disa kredi financiare, të cilat janë investuar në prona të paluajtshme.

Por, nga hetimi rezultoi se Fatmir Muçaj nuk posedonte dokumentacionin për të vërtetuar pretendimet e tij.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij dhe të familjarëve të tij, në zbatim të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që pronat e paluajtshme të sipërcituara, të regjistruara në emër të familjarëve Muçaj, të kalojnë në favor të shtetit.

 

 

 

 

Etiketa: aktualitetprokuroria
Pas

Austria në zgjedhje, sondazhet nuk japin fitues. Test për Europën

Para

Basha në Kukës: Nuk do lejojmë taksën në rrugën e kombit, asnjë investim në Kukës nga qeveria

Para
Basha në Kukës: Nuk do lejojmë taksën në rrugën e kombit, asnjë investim në Kukës nga qeveria

Basha në Kukës: Nuk do lejojmë taksën në rrugën e kombit, asnjë investim në Kukës nga qeveria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Panair i përvitshëm për prezantimin e startup-eve shqiptare

Balliu në Njësinë 10: Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël

Tragjedia në Koçan! Taravari: Disa pacientë të shtruar në spitale jashtë, në gjendje kritike

Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

“Korrupsioni gëlon kudo”/ Xhixho: Qeveria Rama po pengon rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Rama: Kemi përafruar legjislacionin tonë me të BE-së me AI! E-Albania do kalojë në tjetër nivel

Rama kujton historinë kur ishte ministër Kulture: Banka gjermane na fali kompjutera që i kishte nxjerrë jashtë përdorimit!

Prezantohen fituesit e startup, Rama: Jemi në epokën e progresit eksponencial! e-Albania u ka kursyer shqiptarëve 620 mln euro

Be miraton fondin për “Planin e Rritjes”, Shqipëria merr 64.5 milionë euro parafinancim

Presidenti serb takon Sorensen në Beograd, Vuçiç: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.