Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë me tre muaj afatet për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Krimet e Rënda kanë dërguar letërporosi drejt Italisë në qershor dhe në korrik dhe prokurorët do të shkojnë në Itali për të marrë në pyetje të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’.
Kjo shtyrje e hetimeve ka ardhur për shkak se Prokuroria është në pritje të përgjigjes për letërporositë e dërguara për të marrë informacion rreth çështjes.
në Itali prokurorët pritet të marrin në pyetje Moisi Habilajn, i cili është dhe i dyshuari si koka e bandës së Habilajve.
(B.H/Faxweb)