Një ditë pasi Partia Demokratike publikoj audio-përgjimet ku vëllai i ministrit Agron Xhafaj përmendej në një bisedë ku fliste me një person që quhej bashkëpunëtori X për një cështje trafiku droge, prokuroria ka marrë masa.
Oficerët e Policisë Gjyqsore kanë zbarkuar në selinë e PD-së për të tërhequr audio-përgjimet, për Agron Xhafajn.
Ndërkohë që kujtojmë se pak ore pas publikimit të kesaj audioje, Agron Xhafaj përmes avokatit të tij depozitoi në Prokurori një kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD, pasi pretendonte se ata kanë sajuar prova dhe se në audio nuk eshte aspak zeri i tij.
(M.Q/Faxweb)