Deputeti demokrat Gent Strazimiri, i ftuar në “Fax News” ka deklaruar se zgjedhja e një prokurori të përkohshëm siç synon mazhoranca ka të bëjë me synimin e tyre për të mbuluar disa dosje që katë të bëjnë me trafikun e drogës.
Ai tha gjithashtu se Edi Rama ka ofruar një pakt në 2011 kur ishte në opozitë dhe nse ky është një pakt I dytë. Ai tha se Rama edhe pse mori çfarë deshi në 2011 ai përsëri nuk I votoi 3 lifjet, duke bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Ndër të tjera deputeti demokrat tha se opozita do ta kundërshtojë më ço mjet zgjedhjen në një mënyrë të tillë të prokurorit siç e kërkon mazhoranca.
“Nuk më shqetëson fakti i mandatit të Prokurorit aktual, por prokurorin e përcakton Këshilli I Lartë I Prokurorisë, por atë nuk e kemi. Kështu ne nuk kemi asnjë kompetencë që të shpallim ose jo vendin vakant. Ka vetëm një organ që mund të bëjë këtë dhe Këshillin e Lartë nuk e kemi, kështu që ta formojmë.
Paktin për Shqipërinë e ka ofruar në 2011-n kishte dhjetë pika për PD-në, prej 10 pikave kishte këshillin mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë , kërkonte Televizionin shqiptarë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Avokatin e Popullit. Në fund iu dhanë dhe nuk I dha votat e opozitës për tre ligjet.
Sot po ofron një pakt të dytë por nuk ka nevojë të ofrojë pakt sot por pengesat mund ti heqë vetë, ai duhet ti japë prokurorisë Saimir Tahirin me çmimin që nëse është e nevojshme të shkojë edhe vete. Të shkarkojë Fatmir Xhafën dhe Haki Çako. Unë mendoj se Haki Çako do duhet të shkojë pas hekurav.
Këshillin e Lartë e vonojnë vetë që të vendosin vetë prokurorin e përkohshëm. Sot ndodhemi para një atentati brutal përballë kushtetutës së vendit, edhe po të mos jesh jurist e kupton këtë këtë që po ndodh. Prokurori i përkohshëm e ka këtë kompetencë që ka Llalla dhe mund të transferojnë dosje e tjerë. Këta duan të zgjidhin hallin e dosjeve.
Këshillin e Lartë të Prokurorisë e vonojnë se kanë ndërmend disa lëvizje për ti bërë me prokurorin e përkohshëm dhe pastaj të ngrenë KLP-në. Opozita do ta kundërshtojë më çdo mjet juridik dhe çdo mjet politik”, tha Strazimiri. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=EQq4VAXfwl0&feature=youtu.be