Pak orë më parë në një të përditshme gjermane u publikua lajmi se një prokurori shqiptar i rrezikohej jeta për shkak se kishte hetuar diosa biznesmenë të fuqishëm në fushën e ndërtimeve në Vlorë.
Po sipas Prokurorisë kjo nuk është aspak e vërtetë pasi Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.
Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).
Reagimi i prokurorisë:
Burime zyrtare nga Prokuroria Vlore thane se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.
Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).
Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm. Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administrative mund ta mbroje para gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE-së, thanë burime zyrtare në Prokurorinë e Vlorës.