05:25 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokurorja Dhorina Theodhori para KPK-së, asnjë problem me pasurinë

12:32 | 18/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokurorja Dhorina Theodhori para KPK-së, asnjë problem me pasurinë

Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori,  ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur kjo me procesin e vettingut dhe rishikimit të 3 kritereve të rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Subjekti ka qenë bashkëpunuese duke dorëzuar dokumentacionin në kohë.

Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë si dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

KPK, ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë: në deklaratën Veting ka deklaruar truall 56 metra katrorë. Pjesë takuese 1/3, në bashkëpronësi me nënën dhe motrën.

Kjo pasuri është krijuar nga babai në vitin 1998. Nga informacion i administruar nga Bashkia, rezulton se kjo pronë i është nënshtruar rikonstruksionit nga Bashkia, në kuadër të rregullimit të pazarit të vjetër. Nuk ka dyshime për këtë pasuri.

Gjithashtu drejtuesja e Prokurorisë Korçë, Thedhori ka një apartament 67 metra katrorë në bashkëpronësi me nënën dhe motrën, me burim nga trashëgimia nga babai.

“Nuk ka dyshime në lidhje me këtë pasuri. Është deklaruar edhe një shtesë, me burim kursimet nga babai i saj, kjo shtesë nuk është deklaruar për dy vite në deklarata.

Subjekti ka në bashkëpronësi pyll 242 hektarë dhe kullotë. Kjo pronë është e përfituar nga kompesimi i pronave. Nuk ka dyshime për këtë pasuri”, u relatua në këtë përballje të parë të Theodhorit në KPK.

Në lidhje me figurën, DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti ka plotësuar saktë dhe me vërtetësi formularin.

Konstatohet përshtatshmëri për subjektin e rivlerësimit për vazhdimin në detyrë.

Në lidhje me aftësitë profesionale, Prokuroria e Përgjithshme ka kryer një vlerësim duke shqyrtuar dokumente, ku ka konstatuar se ka aftësi në arsyetimin ligjor dhe kryer veprime procedurale hetimore produktive. Ka pasur 6 denoncime, 1 prej të cilëve në ONM.

(s.a/faxweb.al) 

Etiketa: Dhorina TheodhoriKPKveting
Pas

Shtohen sinjalet për zgjidhjen e krizës, ambasadori britanik i mbërrin në zyrë Bashës

Para

”Hyjmë në zgjedhje nëse…”, Lulzim Basha i shtron 3 kërkesa të rëndësishme Kryesisë

Para
”Gazetarët nën trysni dhe të kërcënuar”, Basha mbledh tryezën për lirinë e medias

''Hyjmë në zgjedhje nëse...'', Lulzim Basha i shtron 3 kërkesa të rëndësishme Kryesisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.