Në Promovimin Solemn të Enciklopedisë Gjithkombëtare me 3.000 dëshmorët e luftërave të UÇK-së, referuesit vlerësuan lartë punën e Autorit, Afrim Mustafa dhe kërkuan që ky kapital të financohet sa më parë nga shteti, sidomos për t’u përkthyer në anglisht dhe në gjuhët e tjera të botës.
Autori, ka falënderuar, veçmas, nënkryetarin e OVL të UÇK-së, Nasim Smajl Haradinaj për përkrahjen e veçantë morale në referimin e tij, ndërsa kryetarin e OVL të UÇK, z. Hysni Gucati për këtë organizim të shkëlqyeshëm… Fjalë miradie për Librin enciklopedik, thanë edhe: Behram Hoti, Ismail Selmani (Mala) dhe të tjerë…
Duke folur me respekt për këtë promovim të veçantë, autori i enciklopedisë, ka falënderuar publikisht zotërnjtë: Enver Maliqi (NTP”Gekos”- Shkup-Prishtinë) Dr. Shkëlzen Syla (MFSK), dr. Fadil Beka,(ish-udhëheqës e Spitalit të Luftës së UÇK-së) dhe z. Hajrush Ajvazi, nga NTP” Loni” nga Ferizaj për solidarizimin me Enciklopedinë e përmasave gjithkombëtare…
Falënderime dhe respekt për raportimin korrekt të” Epoka e Re”, RTK,” Kosovapress”, ”Bota Sot”,”Lajm”( Shkup) etj… Ish- eprori i UÇK-së në Koshare, Muhamer Veseli, nga Shkupi, premtoi se do të organizojë kontribute me bashkëluftëtarët, për ta ndihmuar Enciklopedinë e përmasave të veçanta të lirisë së shqiptarisë, ”Bardhësitë e Atdheut” …
Shkruan: Mr. LULZIM MULLIQI:
Nën përkujdesjen e kryetarit dhe OVL të UÇK-së, Hysni Gucati në Prishtinë u mbajt përurimi solemn i Enciklopedisë Gjithëkombëtare me 3.500 dëshmorët e luftërave të UÇK-së, “ Bardhësitë e Atdheut” me autor, reporterin dhe veteranin e UÇK-së, Afrim Mustafa.
Manifestimi përurues nisi, pas hapjes së tij nga moderatorja, Kosovare Murseli, e cila në shenjë nderimi për gjithpërfshirjen e të gjithë dëshmorëve të këtij kapitali botues publicistik, ftoi për një minutë heshtje, e cila u mbajt nga të gjithë pjesëmarrësit.
Më pas, referuesi i parë ishte njëri nga veprimtarët dhe atdhetarët e rrallë të Kosovës dhe të Shqiptarisë, z. Nasim Smajl Haradinaj, i cili vie nga Familja Emblematike dhe e lavdishme e Haradinajve trima dhe heronj, nga Gllogjani i Deçanit të fortesës dhe etnoqëndresës mbarëshqiptare për Lirinë dhe për Pavarësinë e Republikës së Kosovës…
“Afrim Mustafa, bashkëluftëtari ynë ka bërë një punë të madhe dhe shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët…. Vetëm nga një shkronjë e vetme t’u kishte kushtuar 3.500 dëshmorëve është vlerë, ndërsa z. Mustafa, këtu ka përfshirë 3.500 dëshmorë të të tri luftërave të UÇK-së:
Në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni. Prandaj, autori, bashkëluftëtari ynë i nderuar, Afrim Mustafa dhe vepra e tij madhore meriton përkrahje”- tha në referimin e tij shumë të veçantë para shumë të pranishmëve, nënkryetari i OVL të UÇK-së, z. Nasim Smajl Haradinaj.
Më pas, mysafirëve të shumtë iu prezantua historiani, prof.dr. Hakif Bajrami, i cili, gjithashtu veprën e z. Afrim Mustafa, “ Bardhësitë e Atdheut” e ka cilësuar të një rëndësie të veçantë, pasi kjo është një dokument dhe dëshmi me peshë për opinionin mbarëshqiptar… Për “ Bardhësitë e Atdheut”, foli edhe veprimtari, Behram Hoti, i cili tha se, enciklopedia që sot e promovojmë, ka vlera dhe përfshin historinë tonë të veçantë dhe sakrificën shekullore për Lirinë dhe për Pavarësinë e Kosovës shtet dhe të Pavarur…
Eprori i UÇK-së në Koshare, Muhamer Veseli: “ Të gjithë t’i ndihmojmë autorit dhe Enciklopedisë, ” Bardhësitë e Atdheut”
Në referimin e tij para shumë të tubuarve, foli edhe Ismail Selmani- i njohur me emrin luftarak, Komandant,” Mala”, i cili tha se të gjithë duhet të nderojmë dhe të ndihmojmë autorin, Afrim Mustafa në punën dhe veprën e tij tejet madhore që e ka bërë.
– “ Bashkëluftëtari ynë, Afrimi, gjatë luftës raportoi nga vendi i ngjarjes dhe është njëri nga gazetarët më të guximshëm të Kosovës dhe më gjerë”, tha komandant, “ Mala” para përuruesve të shumtë…
Përpara të të tubuarve nga anë të ndryshme të Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe më gjerë, u ftua me respekt protagonist i këtij promovimi solemn, autori i Enciklopedisë Gjithëkombëtare me 2.500 dëshmorë të luftërave të UÇK-së,” Bardhësitë e Atdheut”, z. Afrim Mustafa.
Mustafa, gjatë fjalimit të tij tejet të veçantë, përmabajtësor dhe shumë domethënës, tha se, është shumë i nderuar sot, kur OVL e UÇK, me në krye z. Hysni Gucati, promovojnë solemnisht veprën e tij, e cila, tashmë, tha ai, është vepra e të gjithë shqiptarëve…
Z. Mustafa, tregoi për ecejaket e krijimit dhe botimit të Enciklopedisë Gjithkombëtare, e cila deri tash nuk ka marrë asnjë mbështetje financiare nga asnjë institucion qeveritar në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e askund tjetër… Enciklopedia duhet të përkthehet sa më parë në gjuhët e ndryshme të botës dhe veçmas, në anglisht, theksoi z. Afrim Mustafa, i cili, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë manifestim promovues, tha se,” Historia-Ruhet kur ajo shkruhet”……
Sipas informacioneve, në akademinë përuruese ishin disa familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftërave të UÇK-së, si: Saqip Rexhepi, babai i dëshmorit, Besim Rexhepi, Qazim Berisha, vëllai i Dëshmorit, Selim Berisha, komandant, Avdyl Bajrami- “Rremi”, komandant, Hajrush Kurtaj, komandant, Florim Isufi, babai i Dëshmores, Sanije Rexhepi, Mehdiu, bashkëluftëtarët: Hajrullah Hasani,, Afrim Hoxha, komandant, Daim Hiseni nga Shkupi,( Përfaqësues i Shoqatave të Dala nga Lufta në Maqedoni), eprori, Muhamer Veseli nga Shkupi, komandanti i Pashtrikut, Fehmi Mehani, profesori i njohur nga Ferizaj, Sahit Salihu, kryetari i Myftinisë së Preshevës, Fikret effendi, Limani, veprimtarët: Ismail Ramadani, Bashkim Xhokli, Milaim Mjaku, bashkëluftëtari, Urim Krasniqi nga Prizreni, avokati, Hamza Sadrija, veprimtarja, Donika Hoti, veprimtari, Ismail Rexhepi, Qëndrim Topalli,…
Gjithashtu, autori, Afrim Mustafa falënderon mediat për raportim profesional dhe tejet korrekt, veçmas gazetën e përditshme,” Epoka e Re”, RTK, Agjencionin e Informimit, ”Kosovapress”,Gazeta,” Bota Sot”, Gazeta,” Lajm” nga Shkupi, Agjencionet:,”Index.online”,” Ekonomia.Online”,”Almakos.com”, “Telegrafi.com”,”Shqipëria Etnike”, Agjencionin,” Arbëresh.Info”, “ e të tjerë…
Për solidarizimin e herë pas hershëm me veprën e përmasave të veçanta, falënderime të thella dhe shumë respekt për bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e çmuar: Dr. Shkëlzen Syla(MFSK), dr. Fadil Beka( ish-drejtor i Spitalit Ushtarak të UÇK-së në Drenicë), Enver Maliqi, pronar i ndërmarrjes private,” Gekos” në Prishtinë-Shkup dhe bashkëveprimtari, z. Hajrush Ajvazi, pronar i NTP” Loni” nga Ferizaj…Promovimet e Enciklopedisë Gjithëkombëtare në Kosovë dhe jashtë, vazhdojnë…