Banorët e Bërxullës kanë dal sërish në protestë sa i takon projektit Thumanë-Kashar, ku dhjetëra ndërtesa pritet të shemben. Sipas tyre, ky projekt u shkatërron pronat, ndërsa shtojnë se kompensimet financiare të ofruara nga shteti janë qesharake dhe të padrejta.
Ata kanë thënë për gazetarët se janë takuar me drejtorin e policisë Tiranë në lidhje me shqetësimin e tyre ndërsa për këtë të fundit thanë se mbeti i habitur me rastin.
“Ne do kalojmë në rastet më ekstreme. Prona dhe famlija është e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe do e mbrojmë më cfarë do lloj cmimi. Jemi ftuar nga Tonin Vocaj, kemi diskutuar për problematikat dhe ai mbeti i habitur pasi zona është devijuar. Shumë pak e dinë që ekzistojnë banesa, njerëzit, ai u shtang, na kërkoi dokumentacionin, jemi me plotësimin e tyre dhe po presim që ai të marrë në drejtim problematikën”– u shprehën banorët për mediat.