16:14 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pronar parcelash me hashash në arrati: Jonuzi qëlloi 4 herë me “TT” policinë, vetë mori 2 plumba (Detajet)

18:38 | 18/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në kërkim për vrasje/ Kush është vlonjati që hapi zjarr mbi policinë, RENEA e plagos në këmbë dhe e arreston

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Xhevahir Jonuzit ditën e sotme në Vlorë ku gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri me armë mes RENEA-s dhe të dënuarit me 25-vite burg për vrasje.

Mësohet se Jonuzi ka qëlluar me një pistoletë “TT” në drejtim të efektivëve ndërsa si kundërpërgjigje ka marrë dy plumba, njërin në këmbë dhe tjetri më lehtë në kofshë.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ai ishte prej 6 muajsh në ndjekje ndërsa dyshohet si posedues i parcelave të hashashit në zonën e Novoselës.

Të njëjtat burime pohojnë se fshihej në fshatin e lindjes, Hoshtimë nga policia por edhe në qytetine Vlorës.

Pasditen e sotme Jonuzi ka mbërritur në ambjentet e Spitalit të Traumës. Fax News mëson se Jonuzi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këtë spiatl dhe më pas do të transportohet për në spitalin e burgut, ndërsa sjellim në vëmendje se ai u plagos pas një shkëmbimi zjarri me forcat e RENEA-s në Vlorë.

Ai ka mbërritur në Tiranë i shoqëruar nga forca të shumta sigurie ndërsa nuk është lejuar afrimi i medias në ambientet e spitalit.

Jonuzi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në fshatin Hoshtimë duke marrë një plumb në këmbën e djathtë në pjesën e kofshës, ndërsa ambulancën me të cilën po transportohet  drejt Tiranës po e shoqëron edhe një grup policor që e ka marrë në mbikqyrje.

Jonuzi ndodhej prej disa vitesh në kërkim, ndërsa gjatë operacionit për kapjen e tij mëngjesin e sotëm ka qëlluar me armë në drejtim të policisë, duke iu rrezikuar jetën.

Në kundërpërgjigje, RENEA ka qëlluar në drejtim të Jonuzit duke e lënë atë të plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

”Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë”, njofton policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: xhevahir jonuzi
Pas

Noizy dhe Morena Taraku kapen mat me pushime në Tajlandë?!

Para

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 2 të plagosur në Vlorë (VIDEO)

Para
Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 2 të plagosur në Vlorë (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 2 të plagosur në Vlorë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.