Problemi i pronës vijon që të mbetet një nga më të ndjeshmit dhe aktualët, problem ky i trashëguar që në kohë.
Shumë pronarë aktualisht janë pa prona, kjo për shkak se në trojet e tyre janë vendosur persona të tjerë e problemet me shpronësimin e tyre vijon të mos zgjidhet.
Lidhur me këtë ka folur edhe kryetari i Bashkimit të Shoqatave të Pronarëve Axhem Ymeraj, i cili në një prononcim për Fax News, ka akuzuar shtetin duke e quajtur si të çalë, pasi sipas tij nuk ulet të diskutojë me pronarët, për të dhënë një zgjidhje.
Sipas Ymerajt, “shpronësimet duhet të bëhen sipas vlerës së tregut”, ndërsa ngre një problematikë tjetër atë të kullotave, të cilat në mungesë të titullit të pronësisë janë shpallur ‘tokë shtet’.
Më tej ai akuzoi politikanët për korrupsion me pronat, ndërsa tha se kostoja e arave dhe vreshtave sot ndikon edhe në buxhetin e shtetit.
Më tej teksa u ndal tek largimet nga vendi, tha se nuk ka një arsye për të qëndruar. “Nëse s’ke tokë, pronë, pse të qëndrosh në Shqipëri”, – tha Ymeraj, ndërsa shtoi, “Ne kemi vendlindje jo atdhe, po na i vjedhin pronat”.
(B.B/ Faxweb.al)