Pas vjedhjes që i është bërë në marketin e tij, një pronar durrsak kërkon ndihmë që të identifikojë hajdutët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa pronari thotë se dëmi që i është bërë është shumë i madh.
Ai ka postuar videon e marrë nga kamerat e sigurisë që kanë fiksuar autorin të largohet bashkë me mallin e vjedhur.
Videon dhe mesazhin e ka publikuar JOQ: “Jetoj ne lagjen 13 Durres dhe ky tipi ne video me ka vjedhur marketin duke marre te gjitha gjerat me vlere.Policia esht ne kerkim por do me ndihmonit shume nese e njeh dikush nga ju pasi na ka shkaktuar shume deme ekonomik.
Kane vjedhur 2 koli e gjys paketa me vlere 4 mln leke dhe 2mln leke dhe nje laptop. Flm nese e publikon. Anonim te lutem”
(E.K/FAXWEB)