06:00 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pronari i lokalit në Laç kërcënon me armë gazetarët ‘do kemi punë bashkë’, shefi i komisariatit: Jam me leje, të fala!

09:24 | 03/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pronari i lokalit në Laç kërcënon me armë gazetarët ‘do kemi punë bashkë’, shefi i komisariatit: Jam me leje, të fala!

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 1 e 30 në një lokal në Laç, në lagjen numër 4 të qytetit, në pronësi të shtetasit Llesh Buraku.

Ky i fundit ka kërcënuar gazetarët të cilët kanë shkuar në vendngjarje, për të marrë detaje lidhur me ngjarjen, duke thënë prerë që ngjarja nuk do të transmetohej në asnjë media, pasi ai nuk do e lejonte, edhe pse gazetarët ia kishin bërë të qartë se policia do të duhej ta raportonte shpërthimin.

Buraku mësohet se ka pasur një pistoletë në dorë me të cilën ka kërcënuar gazetarët që të mos afroheshin pranë lokalit të tij. Në vendngjarje sipas gazetarit të Fax News Julian Shota nuk ndodhej asnjë efektiv i policisë, dhe ata janë detyruar që të komunikojnë personalisht me shefin e policisë në Laç, i cili iu është përgjigjur se ishte me leje.

Vetëm pas publikimit të lajmit në Fax News shefi i komisariarit ka telefonuar gazetarin duke i thënë se Buruku do të jepte llogari për kërcënimin ndaj tij, dhe se ngjarja do të ndiqej.

 ‘’Në mëngjes shkuam të filmonim, shkuam në mënyrë njerëzore fillimisht, duke uruar që ngjarja të mos përsëritej, ju prezantuam më pas që ishim gazetarë. Në ato momente zotëria tha që kjo nuk do dalë në media, nxorri telefonin dhe i bëri foto makinës sime, duke marrë targën, dhe më pyeti për emrin. ‘’Po e pashë në media do kemi punë bashkë tha!”.

Më ra telefoni dhe nxori pistoletën nga brezi, dhe donte që të ma merrte. Erdhën ca miq të tij dhe i bllokuan armën, i rashë disa herë shefit të policisë së Laçit dhe nuk u përgjigj, pasi i dërguam sms-në për gjendjen, ai na u përgjigj ‘’jam me leje, të fala’’. Se kujt ti bëja të fala unë, atij që më nxori pistoletën”, nuk e di!, shprehet gazetari i Fax News.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Kukës, rritet kërkesa e qytetarëve kosovarë për korrigjimin e vendlindjes

Para

Korçë, grabitet Katedralja në qendër të qytetit (Detaje)

Para
Korçë, grabitet Katedralja në qendër të qytetit (Detaje)

Korçë, grabitet Katedralja në qendër të qytetit (Detaje)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.