Lëndë eksplozive i është vendosur makinës së shtetasin N.K në Kurbin. Ndërkohë që ky person ka qenë i dënuar më parë për vrasje.
Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit tip ‘Audi”, ku janë pikasur dhe dëmtimet më të shumta.
Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policise
më datë 18.07.2017, në Fushë Milot, Kurbin, në automjetin Audi në pronësi të shtetasit N.K. 62 vjeç, ( i dënuar më parë për vrasje), kanë vendosur lëndë eksplozive nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv , po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale.
Vepra penale “Shkatërrim prone me eksploziv”parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post