Një ngjarje e rëndë është shënuar në Genova të Italisë, ku një shtetas shqiptar mësohet se ka vrarë me thikë një italian.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari rreth të 35-ave, i cili ishte pronar i një furre buke në Itali, ka goditur me thikë punonjësin italian 25 vjeç.
Shkak mësohet të jetë bërë një çështje pune, konkretisht parash, ku debati ka degraduar në fyerje dhe shqiptari ka rrëmbyer thikën për ta goditur më pas disa herë në gjoks.
Ka qenë vetë pronari shqiptar që ka njoftuar menjëherë policinë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, i riu italian nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Policia ka kryer ndalimin e shtetasit shqiptar dhe ka nisur hetimin për ngjarjen. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post