18:51 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pronat e Balilit fusin në sherr PS dhe LSI, policia zbarkon me autoblinda në Butrint

17:23 | 21/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hetimi pasuror, Klement Balili – një i varfër në letra. Pa prona dhe llogari bankare

Një pronë e familjes së Balilit është kthyer këtë herë në mollë sherri mes PS dhe LSI. Një godinë dhe një sipërfaqe toke në lagunën e Vivarit në Butrint, që administrohet prej 5 vitesh nga kompania “Balili Security Shpk”, ka çuar në përplasje institucionale mes dy ministrive të PS dhe LSI këtë fillimjave.

Me një vendim të Ministrisë së Mjedisit në 2012 dhe autorizim të Ministrisë së Ekonomisë, kjo sipërfaqe i ka kaluar me kontratë qiraje 10-vjeçare kompanisë së Hektor Balilit, vëllait të Kelment Balilit, me qëllim ushtrimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës.

Një përfaqësues i Ministrisë aktuale të Ekonomisë ka mbërritur në këtë objekt i shoqëruar nga policia dhe ka kërkuar lirimin e objektit, pasi sipas tij ka një vendim gjykate që kjo pronë t’i kalojë në administrim një tjetër qiramarrësi.

Disa autoblinda policie janë parë të mbërrijnë së bashku me drejtorin e Shërbimeve Juridike të Ministrisë së Ekonomisë, Fatmir Hoxha. Në objekt ata kanë gjetur përfaqësuesin e Ministrisë së Bujqësisë, si institucioni që ka lidhur kontratën me kompaninë e Balilajve, shkruan Balkan Web.

Mes të dyja palëve ka pasur një debat mbi vendimin e marrë nga dy ministritë e linjës në vitin 2012. Të dyja palët kanë deklaruar se kishin mbërritur në lagunë me urdhër të titullarëve të dy ministrive
Ndërsa njëra palë, ajo e Ministrisë së Ekonomisë kërkon dorëzimin e objektit, pala tjetër, ajo e Ministrisë së Bujqësisë pretendon se po shkelet në mënyrë të paligjshme kontrata 10-vjeçare e qirasë që është nënshkruar në vitin 2012 me “Balili Security shpk”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë ka këmbëngulur që prishja e kontratës bëhet vetëm me vendim gjykate dhe ekzekutimi kryhet përmes përmbarimit. (M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: klement BaliliLSI
Pas

Vodhi italianen me të cilën ndante qiranë, arrestohet 52-vjeçarja shqiptare

Para

Rama me maturantët: Varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha

Para
Rama me maturantët: Varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha

Rama me maturantët: Varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.