16:00 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Endira Bushati: 6 milionë euro, a ka gjykatë të shpallë të pavlefshëm Lejen e Ndërtimit që i jep Rama-Carapuli-Çelës?

18:12 | 06/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Endira Bushati: 6 milionë euro, a ka gjykatë të shpallë të pavlefshëm Lejen e Ndërtimit që i jep Rama-Carapuli-Çelës?

Koordinatorja në Partinë Demokratike, Endira Bushati ka treguar një histori të familjes Mëniku ku në këto 25-vjet nuk kanë gjetur drejtësi.

Sipas saj kësaj familjeje i është njohur pronësia mbi truallin 3000 m2 në Bulevardin “Gjergj Fishta” Tiranë (pas UET), në vitin 1996 nga Komisioni i Kthimit të Pronave, por, aty është ndërtuar pa leje dhe legalizuar prona e dikujt tjetër.  Më tej ajo shton se në Prill të vitit 2016, familja Mëniku konstaton shembjen e objekteve shtetërore dhe tashmë, për truallin e lirë, me pronësi të njohur, i drejtohet për kthim Agjencisë së Trajtimit të Pronës. “Por, ka Shtet këtu! Këshilli i Ministrave ia ka kaluar OSHEE, (në kundërshtim me ligjin e pronave) objektet shtetërore në administrim, për t’i përdorur për zyra, me ndalimin për t’i tjetërsuar”, shkruan Bushati.

Më tej ajo shton se OSHEE merr leje “ndërtimi dhe rikonstruksion” pranë Këshillit Kombëtar të Territorit.

Endira ngre edhe  pyetjen: Po  a ka gjykatë sot që mund të ketë guximin të shpallë të pavlefshëm Lejen e Ndërtimit dhe VKM që i jep Rama-Carapuli-Çelës 6 milionë euro, edhe pse është ndërtuar mbi pronë të njohur ish-pronarëve????? Si thoni, ka?

Statusi:

“Një rast nga Kërcënimet me Vetting… Historia e Familjes Mëniku është historia e të gjithë ish-pronarëve këto 25 vjet… I është njohur pronësia mbi truallin 3000 m2 në Bulevardin “Gjergj Fishta” Tiranë (pas UET), në vitin 1996 nga Komisioni i Kthimit të Pronave. 400 m2, të lira, është kthyer fizikisht. Por, aty është ndërtuar pa leje dhe legalizuar prona e dikujt tjetër. Për objektet shtetërore (ish Ndërmarrja Gjeofizike dhe ish Uzina Mekanike, familjes Mëniku i është njohur e drejta e parablerjes. Në Prill 2016, Familja Mëniku konstaton shembjen e objekteve shtetërore dhe tashmë, për truallin e lirë, me pronësi të njohur, i drejtohet për kthim Agjencisë së Trajtimit të Pronës. Por, ka Shtet këtu! Këshilli i Ministrave ia ka kaluar OSHEE, (në kundërshtim me ligjin e pronave) objektet shtetërore në administrim, për t’i përdorur për zyra, me ndalimin për t’i tjetërsuar. OSHEE merr leje “ndërtimi dhe rikonstruksion” pranë Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). OSHEE shemb ndërtesën e vjetër 5 kate dhe 3 kate, edhe pse thjesht ka tagra administrimi, pa një akt, pa një leje, pa një copë letër… Edhe një tender për godinë të re, me vlerë rreth 6 milionë euro që e fiton Carapuli… Dhe Familja Mëniku ka nisur kalvarin gjyqësor… Gjithë ligji i planifikimit i territorit i shkelur në çdo nen… Sot, kishim konkluzionet përfundimtare… Po a ka gjykatë sot që mund të ketë guximin të shpallë të pavlefshëm Lejen e Ndërtimit dhe VKM që i jep Rama-Carapuli-Çelës 6 milionë euro, edhe pse është ndërtuar mbi pronë të njohur ish-pronarëve????? Si thoni, ka? Dhe prit…. Për Vettingun vetëm sa ka ulëritur në ekrane…. Imagjinoni kur të fillojë zbatimin….”, shkruan Bushati. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Endira Bushati
Pas

LSI propozon Luan Ramën si kandidat për komisionet e Vettingut

Para

6 shqiptarë arrestohen në Angli, apartamenti i tyre “një fabrikë kanabisi”

Para
6 shqiptarë arrestohen në Angli, apartamenti i tyre “një fabrikë kanabisi”

6 shqiptarë arrestohen në Angli, apartamenti i tyre "një fabrikë kanabisi"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Shkodër/Gjendet i pajetë 70-vjeçari nga Tirana në lumin Buna

Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një 70-vjeçari në lumin e Bunës, pranë fshatit Muriqan

Kuvendi i Shqipërisë prezanton portalin e-Legjislacioni: Spiropali: “Hapim një kapitull të ri për mënyrën se si hartojmë, diskutojmë dhe miratojmë ligjet”

Proda dhe drejtuesi britanik nxisin bashkëpunim të thelluar kundër krimit të organizuar

Hungaria dhe Sllovakia frenojnë paketën e sanksioneve të BE-së ndaj Moskës

Mirditë/Aktivizohet vatër zjarri, në terren forcat e MZSH, MC dhe shërbimi pyjor

Shëngjin/ Fiket zjarri në një banesë, shkak bombula e gazit

Vrasja e Grei Bihucit në Fier: Florian Muka dënohet me 12 vite burg, kushëriri i mitur lirohet

Trup i pajetë gjendet në lumin Shkumbin, policia rrethon zonën pranë ish-Metalurgjikut

Tragjedi në Algjeri: Shembja e tribunës pas festimeve i merr jetën 3 personave, 81 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.