11:13 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Propagandë apo mashtrim? Mashtrim ore mashtrim!

10:05 | 25/01/2017
në Kryesore, Veç e Shuplakës
0
Propagandë apo mashtrim? Mashtrim ore mashtrim!

Nga Artur Çani

Vite të shkuara, kur unë isha gjimnazist, më kujtohet një pyetje që na bëhej: “Kush është i vetmi njeri në botë që është në gjendje të mendojë dy gjëra njëkohësisht?” Përgjigjen e dinim të gjithë: Lenini i Madh, frymëzuesi dhe udhëheqësi i Revolucionit të Tetorit.” Saktë.

Po pse t’u kujtua kjo tani? – mund të pyesë me të drejtë gjithkush. Po përpiqem ta shpjegoj.

Nëse vite më parë ne kishim dyshimet tona për këtë “aftësi të veçantë” të udhëheqësit të proletariatit botëror, sot nuk kemi as më të voglin dyshim që gjithçka ka qenë propagandë, larje truri.

Po mirë pyes unë po i njëjti njeri a mund të jetë njëkohësisht në dy vende të ndryshme të globit? Sigurisht që jo.- do përgjigjej dikush, i cili mund të shtonte edhe se këtë nuk mund ta realizojë as miliarderi Trump, tashmë president i shtetit më të fuqishëm në botë, të cilit nuk i mungojnë as burimet financiare e as pushteti politik.

Dakort, them unë, po më shpjegoni atëherë si është e mundur që kryetari i Bashkisë së Tiranës të gjendet edhe në Lubjanë edhe në Tiranë, edhe ne Goteborg edhe në Tiranë njëkohësisht? Nuk e besoni? Nuk është e vërtetë? Po përpiqem të jem konkret.

Më datë 6 Tetor 2016, sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përuruar palestrën dhe ambjentet e tjera sportive të gjimnazit “Qemal Stafa” e po sipas njoftimeve të bashkisë së Tiranës Zoti Veliaj ka qenë në Lubjanë për të marrë çmimin për Inovacion.

Më tej. Më datë 12 Tetor 2016, Zoti Erion Veliaj ka inspektuar punimet për këndin e ri të lodrave në sheshin “Shyqyri Peza” dhe në të njëjtën kohë po sipas Bashkisë Tiranë ka qënë për një vizitë zyrtare në Suedi, ku u nderua me Çelësin e Qytetit të Goteborgut.

E nuk janë vetëm këto. Për të mos u zgjatur po permend se vetëm gjatë muajt Tetor 2016, ky fenomen i gjëndjes njëkohësisht në dy vende, zotit VeliajiI ka ndodhur mbi dhjetë herë.

Do doja ta pyesja zotin Veliaj: Çmimi në Lubjanë ka të bëjë me inovacionin e të qënurit njëkohësisht në dy vënde? Për të njëjtin veprim disa gjyqtarë e mësues “të korruptuar” janë pezulluar nga puna. Por le të mos nxitohemi, me këtë do të merremi më vonë.

Sidoqoftë unë pres një përgjigje e saktësim nga zoti Veliaj për të gjitha këto raste që përmenda më sipër. Në rast të kundërt do të më duhet të organizoj dhe unë një lëvizje.

Shembullin e kam të gatshëm e nuk do të vras shumë mendjen. Kam qenë me Erionin kur, me të në krye të aktivistëve të lëvizjes” MJAFT” pritëm e i uruam mirseardhjen në atdhe zotit Fatos Nano, atëherë kryeministër i Shqipërisë, i cili prej një jave mungonte në Shqipëri. Unë nuk e kam harruar, shpresoj që nuk e ka harruar as zoti Veliaj./SHUPLAKA

Gazetari Artur Çani dhe kryebashkiaku Erion Veliaj
Etiketa: Erion VeliajinvestigimiVeliaj
Pas

Investigimi i ”Shuplakës” për Veliajn, reagon Berisha: Një horr si ky ekziston vetëm në Tiranë!

Para

INVESTIGIMI/ Veliaj, 1 ditë brenda, 3 ditë jashtë shtetit. Zyra e Bashkisë i monton kronikat sikur ndodhet në Tiranë (SKEMA)

Para
INVESTIGIMI/ Veliaj, 1 ditë brenda, 3 ditë jashtë shtetit. Zyra e Bashkisë i monton kronikat sikur ndodhet në Tiranë (SKEMA)

INVESTIGIMI/ Veliaj, 1 ditë brenda, 3 ditë jashtë shtetit. Zyra e Bashkisë i monton kronikat sikur ndodhet në Tiranë (SKEMA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje

Kapet me 25 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Sekuestrohen armë e para cash

Del teza e provimit të Gjuhë-Letërsisë, 20 minuta pas nisjes së testit

55 mijë euro të fshehura në furgon, ndalohet në Portin e Vlorës shoferi që vinte nga Italia

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit lë në burg 56-vjeçarin

“Kemi prova të forta”, Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni

Rinumërimi i qarkut të Tiranës dhe Fierit, Celibashi: Nis të hënën ose të martën e javës që vjen, ja ku do zhvillohet

Qëlloi me automatik për të kërcënuar të vëllain pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari me precedentë

U kallëzua nga Irena Gjoka, Berisha mbërrin në SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.