Rakip Suli dhe Blerim Shera u gjobitën nga KAS me gjobën prej 100 mijë lekësh.
Të dy kryebashkiakët, si i Kamzës dhe i Vorës, akuzohen se kanë përdorur aplikacionin Facebook, për të bërë propagandë në mënyrë të përsëritur, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
Në shkelje të Kodit Zgjedhor, organizata KRIIK denoncoi të dy kryebashkiakët për përdorimin e faqeve zyrtare të bashkive.
KAS njofton këtë vendim, 4 ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit.
Kujtojmë se Rakip Suli, kandidati i Partisë Socialiste kryesoi në Kamëz me 60% të votave, sakaq Blerim Shera është shpallur fitues me 73.52% të votave.