05:47 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

20:34 | 02/07/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të rrisin me 50% çmimet e produkteve si pijet e gazuara me sheqer, alkooli dhe duhani, gjatë një periudhe 10-vjeçare, përmes rritjes së taksave. Kjo është nisma më e madhe e OBSH-së deri më tani për të promovuar të ashtuquajturat “taksa të mëkatit” (sin taxes), me qëllim përmirësimin e shëndetit publik dhe mbështetjen e buxheteve shëndetësore të shteteve.

Sipas OBSH-së, kjo lëvizje do të ndihmojë në uljen e konsumit të produkteve që kontribuojnë në sëmundje kronike si diabeti dhe disa lloje kanceri, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura shtesë në një kohë kur ndihmat ndërkombëtare po bien dhe borxhi publik po rritet.

“Taksa shëndetësore është një nga mjetet më të fuqishme që kemi në dorë. Është koha për veprim”, deklaroi Jeremy Farrar, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i OBSH-së për promovimin e shëndetit.

Nisma, e quajtur “3 deri në 35”, u prezantua gjatë Samitit të OKB-së për Zhvillim në Sevilje. Sipas vlerësimeve të OBSH-së, kjo taksë globale mund të sjellë deri në 1 trilion dollarë të ardhura deri në vitin 2035, duke marrë si shembull praktikat e vendeve si Kolumbia dhe Afrika e Jugut.

Kjo është hera e parë që OBSH rekomandon një rritje të qëllimshme të çmimeve për të tre kategoritë e produkteve njëkohësisht, duhanin, alkoolin dhe pijet e ëmbla. OBSH gjithashtu po shqyrton mundësinë për të zgjeruar rekomandimet edhe për ushqimet shumë të përpunuara.

Në një shembull praktik, OBSH thotë se një vend me të ardhura mesatare mund të rrisë çmimin e një produkti nga 4 në 10 dollarë deri në vitin 2035, duke përfshirë edhe inflacionin. Sipas statistikave, gati 140 vende tashmë kanë rritur taksat ndaj duhanit me mbi 50% gjatë dekadës së fundit.

 

Pas

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Para

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Para
Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.