Gjatë një udhëtimi në Spanjë, një vit më parë, Lindi Islami i propozoi për fejesë këngëtares Venera Lumani.
Sigurisht që propozimit romantik të partnerit, Venera i tha “po”, megjithatë ata ende nuk kanë zhvilluar një ceremoi zyrtare.
Venera ka treguar më herët se familjet e tyre nuk kanë pasur mundësi të takohen, prandaj ajo edhe është shtyrë.
Megjithtë fejesës duket se nuk po i kushtohet më rëndësi dhe pyetja më e madhe është “Kur do të martohen?”.
Kjo pyetje i është bërë edhe sot këngëtares në “Shiko kush luan”.
Me ndihmën e Lindit, Venera ka dhënë edhe përgjigjen.
Lindi i është ulur në gjunjë duke i propozuar për herë të dytë dhe Venera u përgjigj: “Kur do bëhet dasma e di Lindi sepse ai i ka lekët”.
Ndërkohë ky i fundit tregoi se dasmën do e zhvillojnë pasi të këndojnë edhe pak që të bëjnë lekët.
Discussion about this post