I ftuar në studio ditën e sotme ka qënë kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ka folur për propozimet e Presidentit Meta për zgjidhjen e krizës aktuale, por dhe për vijimësinë e aksionit opozitar.
I pyetur se si e shikon iden e Presidentit Meta për të patur 3 palë zgjedhje, Ndoka u shpreh:
Presidentit e ka ndjekur me shumë shqetësim që të gjithë situatën dhe ka bërë tëntativa herë pas here për të zgjidhur krizën. Në këtë konteks Meta ka bërë një propozim mjaft konstriuktiv sepse ka hequr dorë dhe nga mandate i tij duke u dhënë mundësin populli të zgjedhin që të gjithë.
Unë mendoj dhe besoj se brenda PS tani ka filluar kriza. Kur mendon se ke gjithça kjo është fillimi I fundit të Ramës sepse e gjithë kjo nuk ka asnjë lloj sensi. Ajo që bëri Rama në zgjedhjet lokale është e papranueshme dhe ne do të vijojmë aksionin opozitar.
Ndërkohë që gjatë bisedër kretari I Partisë Demokristiane është shprehur se raporti I OSBE/ODHIR ditën e djeshme me raportin paraprak foli qartë.
“ODHIR foli qartë ditën e djeshme me raportin paraprak. Duhet të ketë dhe një raport tjetër të mbushur me mjaftë fakte kompromentuese. Të gjithë qytetarët vunë re se Rama vjedh edhe veten e tij. Asnjëherë nuk ndodhin ato gabime, ndryshimi i shifrave dhe mos korrespondimi i tyre, sepse ka shumë filter për të shkuar deri tek KQZ, madje dhe në KZAZ, KQZ ka përfaqësuesit e saj. Këtu vodhën dhe Astrit Patozin, në fakt ose i kanë vjedhur ose i kanë shtuar.
Para Partisë Socialiste kanë qenë ata persona të cilët e kanë refuzuar votimin.”
I pyetur nëse opozita por dhe vetë Ndoka e njeh 13 tetorin si ditë zgjedhjesh, ai tha:
Data 13 tetor është një datë kushtetuese të cilën e ka caktuar Presidenti. Kriza nuk ka lidhje me datën. Për ne ka rëndësi ti japim një zgjidhje kësaj krize të cilën po e përkeqëson kryeministri cdo ditë e më shumë. Opozita me të vërtettë u soll në mënyrë të përgjegjshme. Ajo e shmangu përplasjen që do të kishte pasoja për vendin.
Nard Ndoka ka folur dhe për qytetarët, militant të Partisë Demokratike, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet por dhe të vijojn aksionin opozitar.
“Kemi pasur shumë qytetar. E gjithë kjo ka nuk ka kosto sepse të opozita ka përgjegjëitë e veta përballë militantëve. Ne kemi shmangur konfliktet nga budallai dhe vazhdojmë ende ta kemi si kryeminisatër të cilin do ta gjykoj historia. Atë mund ta gjykojnë dhe gjykatat më të ulta jo vetëm Gjykata Kushtetuese.”
Ndërkohë në një pyetje nga gazetarja, Ndoka është përgjigjur edhe nëse ka pasur përplasje në selinë blu.
“Këto zgjedhje janë nul dhe nuk I njeh opozita dhe në këto kushte do të ketë një hap nga kryeministri i cili mund të reflektojë. Nqs ai nuk reflekton ai do të përballet me forcën opozitare. Është detyrë e jona që të mbështesim çdo kryetar bashkie që të qëndroi në post, dhe absolutish që do ti mbështesim. Akoma nuk ka një vendim politikë që të mbështesim çdo drejtues të opozitës. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk ekzistojnë dhe kjo ska diskutim.”
Në mbyllje të fjalës së tij Nard Ndoka është shprehur se nëse nuk do të ketë ndëshkrim për personat që kanë manipuluar zgjedhjet është një problem I madh.
Nota është dhënë dje, e cila ishte një notë ngelse nga një raport i ashpër. Zgjedhjet nuk ishin të ligjshme dhe në mënyrë diplomatike Gover është shprehur se do të duhet një raport i detajuar për gjithë këtë gjë gjithashtu dhe përgjegjshmëri nga institucionet shqiptare. Ne kemi qënë në krah të vëzhguesve për ta bërë punën më të lehtë. Krimi zgjedhor i pa ndërshkuar ishte akoma prezent në këto zgjedhje. Nëse nuk do të ketë ndëshkim për këto personazhe të cilët kanë futur duart në zgjedhje atëherë do të jetë një problem jashtëzakonisht I madh.